TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Mars 2025, 17:32

Bajerni surprizohet në minutat e fundit, bavarezët zhgënjejnë ndaj Unionit të Berlinit

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni surprizohet në minutat e fundit, bavarezët

Bajerni i Mynihut nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Unionit të Berlinit, ndeshje e vlefshme për javën e 26 në Bundesligë.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 75, pas një kombinimi perfekt Olize-Staniçiç-Sane, ishte pikërisht anësori gjerman që dërgoi topin në rrjetë.

Vendasit barazuan shifrat në minutën e 82 me Holerbah, i ndihmuar nga gafa e portierit të bavarezëve Jonas Urbig, i cili nuk arriti të kontrollonte topin në mënyrën e duhur.

Rezultati përfundimtar mbeti 1-1. Bajerni kryeson Bundesligën me 62 pikë, 9 pikë më shumë se Leverkuseni e vendit të dytë, ekipi i drejtuar nga Çabi Alonso luan nesër dhe në rast fitoreje do të shkurtonte diferencën me vendin e parë në 6 pikë.

bajerni i mynihut unioni i berlinit bundesliga

Lini një Përgjigje