
Juljan Shehu ishte emri surprizë në listën e Kombëtares për ndeshjet kundër Anglisë dhe Andorrës.
Mesfushori filloi karrierën e tij profesionale me Kastriotin, ku gjatë sezonit 2018-2019 shënoi 4 gola në 31 ndeshje. Pasi spikati atje, ai u transferua te Laçi ku qendroi për 3 sezone, 2019-2022. Shehu luajti 98 ndeshje dhe shënoi 9 gola gjatë tre sezoneve me kurbinasit. Ai formoi treshen më të mirë të Superiores para 4 sezoneve së bashku me Regi Lushkjan dhe Ardit Deliun.
Në vitin 2022 u transferua në Poloni te skuadra e Uidzeu Lodz, ku ka luajtur gjithsej 54 ndeshje. Mesfushori pësoi një dëmtim në fund të nëntorit të vitit 2024, gjatë sezonit të tij të dytë me klubin polak, por tashmë është rikthyer në formën e tij dhe trajneri Silvinjo ka vendosur t’i besojë. Gjithashtu Shehu ka përfaqësuar Shqipërinë U-21, duke zhvilluar 8 ndeshje në vitin 2019.
Lini një Përgjigje