TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Mars 2025, 14:15

U plagos me thikë një ditë më parë, rikthehet në fushë futbollisti i Flamurtarit

Shkruar nga Pamfleti

U plagos me thikë një ditë më parë, rikthehet në

Futbollisti nigerian i Flamurtarit, Sodiq Atanda është rikthyer në fushë pas agresionit mbrëmjen e djeshme në Vlorë nga një person me probleme të shëndetit mendor. Në dorën e majtë shihen akoma shenjat e fashimit të plagës së shkaktuar nga mjeti prerës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në në zonën e njohur si “Kali i Trojës”, në qytetin  e Vlorës ku 31- vjeçari, është dëmtuar në dorë, dyshohet me mjet prerës thikë.

Policia njoftoi sot se ka nisur procedimin penal ndaj agresorit, shtetasit D. B., 21 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, i regjistruar si person me probleme të shëndetit mendor, i cili pas një konflikti për motive të dobëta qëlloi me thikë në dorë futbollistin nigerian.

Lini një Përgjigje