TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Mars 2025, 16:41

Broja përgatitet për rikthimin, i gatshëm që nesër për Everton; a do të jetë gati edhe për Kombëtaren?

Shkruar nga Pamfleti

Broja përgatitet për rikthimin, i gatshëm që nesër

Armando Broja mund të jetë gati për Kombëtaren në kualifikueset e Botërorit.

Trajneri i Evertonit, David Mojes, ka njoftuar se sulmuesi kuqezi mund të jetë nesër në stol kundër Uest Hem, teksa ndeshja me Evertonin luhet në kuadër të Premier Ligës.

Mojes zbuloi kështu në konferencë për shtyp, që 23-vjeçari pret minuta pas dy muajve që qëndroi jashtë fushave të blerta.

“Broja po përgatitet për rikthimin. Është pak si Jusef dhe Kolman, të cilët kanë pasur pesë ose gjashtë ditë të tjera stërvitje, ndërsa Broja sapo është kthyer në mesin e tyre.

 Ai sapo po afrohet, por shpresojmë se do të jemi në gjendje ta marrim atë në stol për ndeshjen e nesërme”, tha David Mojes.

Sulmuesi i Kombëtares do të ishte një forcë më tepër për sulmin e Silvinjos, që zbulon nesër të përzgjedhurit për ndeshjet e marsit.

 


 

 

Lini një Përgjigje