
Përfundojnë ndeshjet e Ligës së Europës. Mançester Junajtid ka triumfuar përballë Real Sociedadit me shifrat 4-1. Mikel Ojarzabal kaloi spanjollët në avantazh në minutën e 10 nga pika e bardhë e penalltisë.
6 minuta më vonë ishte Bruno Fernandes që riktheu baraspeshën me golin e realizuar nga 11-metra, ndërsa në minutën e 50 ishte sërish Bruno Fernandes që realizoi golin e përmbysjes për Mançester Junajtid dhe vulosi kualifikimin e “Djajve të Kuq” në çerekfinale. Portugezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 87, Fernandes trefishoi rezultatin dhe kompletoi tripletën e tij personale në këtë takim.
Në minutën e 90+1, Dalot gjeti edhe golin e katërt për skuadrën e drejtuar nga Amorim.
Në çerekfinale, Mançester Junajtid do të ndeshet me Olimpikun e Lionit. Francezët mposhtën rumunët e Steauas së Bukureshtit me rezultatin 4-0. Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve e luajtur në Rumani ishte mbyllur me fitoren e Lionit me shifrat 1-3.
Totenhemi shkatërroi 3-1 AZ Alkmar. Vilson Odobert zhbllokoi shifrat për londinezët në minutën e 26. Me fillimin e pjesës së dytë, më konkretisht në minutën e 48, Medison dyfishoi shifrat për anglezët, ndërsa në minutën e 74, Odobert vulosi kualifikimin e Totenhemit.
Holandezët ngushtuan shifrat në minutën e 63, por goli i Kupmeiners vlejti vetëm për statistikë.
Në Ligën e Konferencës, Çelsi mposhti 1-0 Kopenhagenin dhe pret biletën për në çerekfinale. Londinezët gjetën golin e vetëm të këtij takimi me Deusbëri Holl në minutën e 55. Ndeshja e parë e luajtur në Danimarkë ishte mbyllur me fitoren e anglezëve me rezultatin 1-2.
Fiorentina mposhti 3-2 Panathinaikosin dhe u kualifikua në çerekfinale. Italianët e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dyfishtë me golat e realizuar nga Mandagora në minutën e 12 dhe Gudmunson në minutën e 24. Në minutën e 75, Moize Kin realizoi golin e tretë dhe vulosi kualifikimin e violëve.
Grekët ngushtuan diferencën me Ionaidis nëminutëne 82, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.
Lini një Përgjigje