
Shtatëmbëdhjetë gola, shumë emocione dhe argëtim të madh në katër ndeshjet e para të kthimit të 1/16-tës së Ligës së Konferencës. Në dy stadiume madje gjithçka u vendos në shtesë.
Sidomos në Tun, ku Lugano ishte pranë kualifikimit pasi po fitonte me rezultatin 4-2, por një çmenduri e futbollistit me origjinë shqiptare që përfaqëson Zvicrën shkaktoi një faull brutal brenda zone, duke i dhuruar penallti ekipit mik të Celje dhe gjithashtu mori të kuq.
Penallti e cila u realizua nga ekipi slloven duke dërguar ndeshjen ne kohët shtesë, aty ku miqtë shënuan edhe golin tjetër, atë të barazimit 4-4 me Nieto. Megjithatë, vendasit shënuan në shtesë golin e 5-4 gjithashtu, por me penallti ekipi mik u tregua më i zoti dhe arriti kualifikimin.
Në shtesë shkoi edhe Rapid-Borac Banja Luka, ku skuadra austriake arriti të kualifikohej në Vjenë falë golit të shënuar nga Shaub. Koha e rregullt ishte mbyllur 1-1 pas golit te miqve dhe barazimit të vendasve me Beljo.
Sersle Bryzh nuk arriti dot përmbysjen e madhe ndaj Jagelonias, pasi ekipi polak rezistoi dhe me humbjen 2-0 mbajti kualifikimin, pasi kishte fituar 3-0 në ndeshjen e vajtjes. Djurgardens e pati të lehtë, duke mposhtur 3-0 ekipin qipriot Pafos FC, pasi ndeshja e vajtjes kishte dalë 1-0 për qipriotët.
Lini një Përgjigje