TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Mars 2025, 21:11

U largua nga Vëllazënimi, Mirel Josa firmos me ekipin e Superligës: Mirësevjen Profe

Shkruar nga Pamfleti

U largua nga Vëllazënimi, Mirel Josa firmos me ekipin e

Mirel Josa ka nisur një aventurë të re në pankinë vetëm një ditë pasi i kishte dhënë lamtumirën Vëllazënimit që luan në kategorinë e dytë në Kosovë. Trajneri i njohur ka vendosur që të vazhdojë të punojë në Kosovë, por këtë radhë në Superligë.

Klubi i Suharekës ka bërë zyrtar emërimin e tij në pankinën e skuadrës e cila ka ambicie që të kthehet mes atyre që pretendojnë për një vend në Europë dhe për trofe në të ardhmen.

Njoftimi i skuadrës së Suharekës në Facebook:

Mirësevjen, Profe!

FC Suhareka ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur Mirel Josa, i cili nga sot merr drejtimin e skuadrës. Me një përvojë të madhe në futbollin shqiptar, Josa pritet të sjellë stabilitet dhe sukses te ekipi ynë”, shkruhej në njoftimin e klubit të Superligës së Kosovës ku në fillimin e këtij edicioni në pankinë ishte Shpëtim Duro.

Para Suharekës dhe Vëllaznimit, Josa ka drejtuar ekipe elitare shqiptare si Tirana, Vllaznia, Skënderbeu, Prishtina, Teuta dhe Elbasani.

mirel josa suhareka

Lini një Përgjigje