
Didier Deshamp ka publikuar listën e të grumbulluarve të Francës për ndeshjet ndaj Kroacisë, të vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kombeve.
Ndeshja e parë është planifikuar për të enjten, më 20 mars, në orën 20:45, në ‘Stadion Poljud’ të Splitit, ndërsa takimi i kthimit do të luhet të dielën, më 23 mars, në orën 20:45, në ‘Stade de France’.
Për këtë sfidë të rëndësishme, trajneri francez ka ftuar Kilian Mbape. Pas thuajse 6 muajsh nga paraqitja e tij e fundit, Franca do të ketë kështu sërish në dispozicion Mbapen.
Pritet që Mbape të mbajë shiritin e kapitenit për këto përballje.
Gjithashtu, Aurelien Çuameni rikthehet pas një dëmtimi të pësuar në nëntor. Mesfushori i Realit të Madridit, i cili mund të luajë edhe në mbrojtje, është në proces rikuperimi dhe do të jetë një përforcim i rëndësishëm për Francën.
Në ndihmë të tij do të jetë edhe Eduardo Kamavinga, shoku i tij i skuadrës te Reali i Madridit.
Sa i përket lojtarëve nga Serie A, janë plot 7 të grumbulluar: Menjo, Teo Hernandez, Pavard, Guenduzi, Kone, Turam dhe Kolo Muani.
Lista e të grumbulluarve nga Franca:
Portierë:
Lukas Shevalier
Majk Menjo
Bris Samba
Mbrojtës:
Xhul Kunde
Dazhot Upamekano
Uilliam Saliba
Teo Hernandez
Lukas Dinje
Ibrahima Konate
Xhonatan Klaus
Benxhamin Pavard
Mesfushorë:
Uarren Zaire Emeri
Adrien Rabio
Eduardo Kamavinga
Mateo Guenduzi
Aurelien Çuameni
Manu Kone
Sulmues:
Osman Dembele
Kylian Mbape
Randal Kolo Muani
Bradli Barcola
Markus Turam
Majkëll Olize
Dezir Due
Lini një Përgjigje