TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Mars 2025, 17:40

Armando Broja është gati, Evertoni publikon “provat”

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja është gati, Evertoni publikon “provat”

Armando Broja ka lënë plotësisht pas dëmtimin më të fundit që kishte pësuar në tendinën e Akilit dhe do të jetë gati për t’u aktivizuar që këtë javë në kampionatin anglez me Evertonin, nëse trajneri Devid Mojes do ta shohë të arsyeshme.

Sigurisht, pritet konfirmimi nga vetë trajneri, nëse do ta përfshijë sulmuesin në listën për ndeshjen e së dielës ndaj Uest Hemit apo jo. Por vetë klubi i Evertonit ka publikuar “provat” se sulmuesi është tashmë në formë optimale.

Armando Broja është gati, Evertoni publikon “provat”

Në fotot e fundit që ka publikuar nga stërvitjet e së mërkurës dhe së enjtes, shihet qartësisht Broja i përfshirë jo vetëm në të gjithë ushtrimet me grupin, por edhe në ndeshjet e kontrollit, ku zakonisht nuk përfshihen lojtarë të cilët nuk janë në formë optimale apo ka dyshime për gjendjen e tyre fizike.

Kësisoj, tek Evertoni e shohin Brojën si një opsion për ndeshjen e kësaj fundjave dhe e cilësojnë riaftësimin e tij të plotë. Tani është në dorën e trajnerit Mojes nëse do ta aktivizojë atë apo jo në këtë fundjavë, apo do të presë deri pas përfundimit të pauzës për ndeshjet e kombëtareve.

Riaftësimi i Brojës mund të sjellë edhe ftesën e Kombëtares për sulmuesin, ndonëse duket e vështirë që ai të vijë dhe të aktivizohet pa luajtur më parë me klubin e tij, pas thuajse tre muajsh mungesë.

Armando Broja është gati, Evertoni publikon “provat”

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare everton

Lini një Përgjigje