TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Mars 2025, 15:24

Roko Vata i thotë “JO” Shqipërisë, pjesë e listës së kombëtares irlandeze (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Roko Vata i thotë “JO” Shqipërisë, pjesë e

Roko Vata, fantazisti 19-vjeçar i Uotfordit i ka thënë përfundimisht "jo" kombëtares së Shqipërisë dhe ka pranuar ftesën e ekipit A të Irlandës.

Gjithçka është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Irlandës dhe trajneri Heimir Hallgrimson.

Roko Vata i thotë “JO” Shqipërisë, pjesë e

Për herë të parë Vata do jetë pjesë e Irlandës në ekipin e parë dhe duket se do marrë minuta në play-off e Ligës së Kombeve, me Irlandën që luan kundër Bullgarisë.

Nëse Roko merr qoftë edhe një sekondë në fushë, shanset e tij për të zgjedhur më pas Shqipërinë janë zero. Deri më tani Vata ka luajtur me moshat e Irlandës, nga U-15 deri te U-21.

roko vata sulmuesi shqiptar kombëtarja e irlandës

Lini një Përgjigje