TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2025, 21:27

Hodhën fishekzjarrë në fushë, Benfika pritet të përballet me dënime të rënda nga UEFA për ndeshjen ndaj Barcelonës

Shkruar nga Pamfleti

Hodhën fishekzjarrë në fushë, Benfika pritet të

Benfika mund të përballet me sanksione të rënda nga UEFA, pasi tifozët e tyre shkelën përsëri rregulloret për fishekzjarrët gjatë ndeshjes kundër Barcelonës të martën në mbrëmje.

Edhe pse ndeshja nuk u ndalua në “Montjuic”, pati incidente më serioze, përfshirë përleshje me stafin e sigurisë.

Gjatë ndeshjes së parë në “Estadio da Luz”, arbitri Feliks Zvajer e ndali përkohësisht lojën, pasi fusha u mbulua nga tymi i shkaktuar nga fishekzjarrët e ndezur nga ultrasit e Benfikës, UEFA pritet të gjobisë tashmë Benfikën për ato incidente.

Megjithatë, kjo nuk i ndaloi tifozët udhëtues të ndezin rreth 20 fishekzjarrë, sipas “TV3”.

Në imazhet e marra nga zona e tifozëve mysafirë, shihet sesi stafi i sigurisë lëviz drejt tifozëve të Benfikës për të qetësuar situatën dhe për të hequr fishekzjarrët.

Megjithatë, tifozët e Benfikës u përleshën me stafin e sigurisë, ku një prej tyre u sulmua, ndërsa grupi portugez theu barrikadën e sigurisë që i mbante të izoluar.

UEFA do të presë raportin e delegatit të ndeshjes, Metin Kazancioglu, përpara se të vendosë për hapat e mëtejshëm, por ka shumë mundësi që Benfika të marrë një gjobë më të rëndë dhe madje të përballet me një mbyllje të pjesshme të stadiumit.

benfika barcelon champions league

Lini një Përgjigje