TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2025, 19:49

“Kosova ka lojtarë cilësorë”, trajneri i Islandës: Diferenca nuk është e madhe

Shkruar nga Pamfleti

“Kosova ka lojtarë cilësorë”, trajneri i

Trajneri i Islandës, Arnar Vidar Gunlaugson, ka folur me respekt për ekipin kombëtar të Kosovës, duke theksuar cilësinë e lojtarëve dhe përvojën e trajnerit Franko Foda.

Në konferencën për mediat të mbajtur të mërkurën, Gunlaugson pranoi se ndeshjet ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve do të jenë të vështira dhe se diferenca mes dy skuadrave nuk është aq e madhe sa e tregojnë renditjet zyrtare.

Është një ekip me individë të talentuar, me lojtarë që luajnë për shembull për Napolin, Majorkën, Lilën dhe Frajburgun. Kosova ka trajner me përvojë, i cili ka drejtuar edhe Austrinë para Ralf Rengnik.

Ai ka përvojë në futbollin ndërkombëtar. Kosova është 29 vende më poshtë se ne në renditjen botërore, por diferenca ndërmjet skuadrave nuk është aq e madhe”, tha Gunlaugson.

Islandezët do të përballen me Kosovën në dy ndeshje brenda këtij cikli të Ligës së Kombeve, por për Gunnlaugson, fakti që ndeshja e parë “në shtëpi” do të luhet në Spanjë për shkak të kushteve atmosferike nuk është ideal.

Do të jenë dy ndeshje të vështira. Ne kemi një ndeshje në ‘shtëpi’ në Spanjë, jo këtu. Unë dua që ndeshjet t’i luajmë në shtëpi, pasi pres ndeshje të vështira”, shtoi ai.

Për trajnerin islandez, objektivi kryesor është që ekipi i tij të qëndrojë në Ligën B të Ligës së Kombeve, por ai dëshiron që kjo të arrihet duke treguar progres të vërtetë dhe jo vetëm duke u mbështetur në fitore me fat.

Sigurisht që dua të fitojmë, ne duam të mbetemi në Ligën B, pasi kjo ligë është më e mirë për ne. Megjithatë, nuk dua të mbetemi nëse nuk tregojmë progres.

Nëse arrijmë disa fitore me fat dhe nuk mësojmë asgjë, nuk do të na shërbejë asgjë kur të nisim në vjeshtë ndeshjet e vërteta”, theksoi tekniku i Islandës.

arnar vidar gunlaugson trajneri i islandës ndeshja me kosovën

Lini një Përgjigje