TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2025, 17:55

Marsi kuqezi, Ermir Rashica zyrtarizohet në listën e U-21 të Alban Bushit

Shkruar nga Pamfleti

Marsi kuqezi, Ermir Rashica zyrtarizohet në listën e U-21 të

Kombëtarja Shpresa do të luajë dy takime miqësore këtë muaj kundër Greqisë dhe Luksemburgut. Ekipi i Alban Bushit do të fillojë në datën 16 përgatitjet dhe këto ditë do të shpallë edhe listën e lojtarëve që do të grumbullojë.

Ndërkohë, një emër është zyrtarizuar nga vetë klubi ukrainas, ku Ermir Rashica ka marrë një ftesë nga trajneri i Kombëtares U-21. Ish-sulmuesi i Skënderbeut, i cili u transferua një muaj më parë te Metalist, do të jetë nën urdhrat e trajnerit Bushi.

Ky i fundit pak kohë më parë rinovoi edhe kontratën me FSHF-në dhe do të jetë në drejtim deri në fund të vitit 2026. Sa u përket takimeve, më 21 mars Shpresat do të sfidojnë Greqinë, me takimin që do të luhet në “Serres Municipal Stadium”, në orën 16:00, 80 kilometra larg Selanikut.

ermir rashica kombëtarja u-21 ish-sulmuesi i skënderbeut

Lini një Përgjigje