
Jasir Asani ishte heroi i Guangju sot në Championsin e Azisë. Dy golat e tij me të majtën i dhanë kualifikimin e “çmendur” skuadrës koreane, kundër Visel Kobe.
Ish-klubi i Iniestës pa Asanin të shënonte një supergol në minutën e 118. Pikërisht ajo rrjetë solli kualifikimin, me rezultatin e përgjithshëm 3-2.
Asani foli pas ndeshjes ku ishte lojtari më i spikatur. Sulmuesi i Kombëtares deklaroi:
“Të jem i sinqertë ishte ndeshje shumë e vështirë. Jam shumë i lumtur sepse morëm revanshin në shtëpi, 3-0. Të jem i sinqertë nuk kam fjetur prej dy ditësh sepse mendoja për këtë ndeshje. Ishte e vështirë për mua dhe skuadrën është vetë jeta. Dhamë 100% dhe po ta shikoni, të gjithë janë të lumtur dhe shkojmë në raundin tjetër tani”, u shpreh Asani ndër të tjera.
29-vjeçari po tregon formën e mirë para grumbullimit me kombëtaren kuqezi. Shqipëria luan kundër Anglisë më 21 mars në Londër dhe tre ditë më vonë në Tiranë vjen Andorra, sfida që vlejnë për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Lini një Përgjigje