
Jasir Asani ka shënuar golin e tetë këtë sezon në Champions Leaguen e Azisë. Gwangju e tij fitoi 2-0 ndeshjen e kthimit të 1/8 dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-2 dueli shkon në shtesë.
Anësori i Kombëtares e nisi ndeshjen titullar kundër skuadrës japoneze. Ishte Park Jeong-In në minutën e 18-të që shënoi golin e parë, ndërsa Asani dërgoi në festë gjithë stadiumin me penalltinë e kthyer në gol vetëm pesë minuta para fundit të ndeshjes.
Goli i tij "vulosi" barazimin dhe dërgimin e ndeshjes në shtesë, ndërsa 29-vjeçari tregon formën e mirë para grumbullimit në Kombëtare. Shqipëria luan kundër Anglisë më 21 mars në Londër dhe tre ditë më vonë në Tiranë vjen Andorra, sfida që vlejnë për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
Lini një Përgjigje