TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Mars 2025, 21:51

“Shqiptarët kanë siguruar bileta në çdo tribunë”, gazetari raporton nga ‘Wembley’: Interesi më i madh te debutimi i Tuhel

Shkruar nga Pamfleti

“Shqiptarët kanë siguruar bileta në çdo

Në prag të ndeshjes së parë të kualifikueseve për Kupën e Botës mes Anglisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 21 mars, gazetari Fatjon Baze ka bërë një lidhje direkte nga “Wembley” për emisionin “Max Sport”, transmetuar në “Euronews”.

Ai ka ndarë informacion të vlefshëm mbi këtë ndeshje dhe ka analizuar atmosferën e krijuar përballë kësaj sfide të rëndësishme.

Baze ka theksuar se përballja me Shqipërinë, edhe pse e vlerësuar maksimalisht nga Anglia, do të ketë një vëmendje të shtuar për një arsye të veçantë – debutimin e trajnerit gjerman Tomas Tuhel në stolin e "Tre Luanëve". Ky fakt ka ngritur ndjeshëm interesin për këtë ndeshje, pasi ndeshja e parë e Tuhel me Anglinë pritet të shënojë një moment kyç në historinë e Kombëtares angleze.

Interesi për këtë ndeshje është shumë i lartë, jo vetëm nga opinioni publik, por edhe nga shtypi sportiv. Anglia e shikon këtë përballje me Shqipërinë si një mundësi për të nisur kualifikueset me këmbën e mbarë dhe të marrin pikët e plota,” shpjegoi Baze.

Ajo që është me rëndësi është se të gjithë sytë janë drejtuar te trajneri Tuhel, i cili ka një CV të pasur dhe të suksesshme. Tifozët dhe drejtuesit e Federatës Angleze presin që ai të sjellë sukses dhe një identitet të ri për Kombëtaren,” shtoi ai.

Gazetari shtoi gjithashtu se do të jetë shumë e rëndësishme lista e lojtarëve që Tuhel do të zgjedhë për këtë ndeshje dhe për sfidën e ardhshme me Letoninë.

"Pritet të shohim se si do të formulohet lista e tij e lojtarëve. Ai ka përpiluar një listë të zgjeruar me 55 futbollistë, dhe ndryshe nga raportimet e tjera, Tuhel ka qendruar në Angli, duke ndjekur ndeshjet dhe komunikuar me shumë lojtarë," nënvizoi gazetari sporitv.

Po ashtu, ai theksoi se tifozët shqiptarë do të jenë të pranishëm në çdo cep të stadiumit “Wembley”, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe elektrizuese.

Stadiumi është ‘sold-out’, dhe tifozët shqiptarë kanë siguruar një numër të konsiderueshëm biletash. Ata nuk do të jenë vetëm në sektorin e caktuar nga Federata Angleze, por flamuri shqiptar do të valvitet në çdo cep të “Wembley”. Pavarësisht se në fushë mund të ketë diferenca të mëdha, në shkallët e stadiumit atmosfera do të jetë e jashtëzakonshme. Tifozët kuqezi po organizohen me pasion dhe po bëhen gati për të krijuar një atmosferë që do të jetë e papërsëritshme,” përfundoi ai.

angli-shqipëri kualifikueset e kupës së botës

Lini një Përgjigje