TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Mars 2025, 22:35

Rikthim emocionues i ish-sulmuesit të Skënderbeut, futet nga stoli; përmbys rezultatin dhe shpërthen në lot

Shkruar nga Pamfleti

Rikthim emocionues i ish-sulmuesit të Skënderbeut, futet nga stoli;

Rikthim emocionues i Bernard Berishës. Sulmuesi shqiptar i Kosovës, mungonte prej afro 7 muajsh, për shkak të një dëmtimi, teksa mbrëmjen e sotme rrëmbeu skenën me dopietë, duke i siguruar fitoren me përmbysje Akhmat Groznit ndaj Krasnodar. 

Berisha hyri në fushë në minutën e 63. Fillimisht ish-sulmuesi i Skënderbeut, gjeti golin e barazimit për 1-1 në minutën e 66, tre minuta pasi u fut në fushë.

Nuk vonoi shumë dhe Akhmat Grozni fitoi një penallti, nga ku Berisha ishte i saktë për 2-1.  

Këto dy gola i dhanë fitoren ekipit të tij, ndërsa kthimi i Berishës ka ardhur në një kohë të duhur, pasi është një nga lojtarët kryesor të ekipit.  Në momentin e shënimit të golit, Berisha është shfaqur tepër i emocionuar, duke mos i kursyer as lotët. 

 

bernard berisha sulmuesi shqiptar akhmat grozni

Lini një Përgjigje