TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2025, 15:23

Nis gjyqi për vdekjen e Maradonës, prokurori publikon foton e rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Nis gjyqi për vdekjen e Maradonës, prokurori publikon foton e

Nëse tashmë para nisjes së procesit për vdekjen e Diego Armando Maradonës ishin regjistruar momente tensioni, me turmën që priti ekipin mjekësor para gjykatës së San Isidro duke thirrur “vrasës”, hyrja e prokurorit Patricio Ferrari shkaktoi një shok të vërtetë.

Shikoni, kështu ka vdekur Maradona, – tha prokurori duke shfaqur fotografinë e trupit të tij të shtrirë dhe shumë të fryrë. – Çdo kush nga të akuzuarit që thotë se nuk e kuptoi atë që po ndodhte me Diegon, po gënjen hapur. Gjendja e tij ishte e dukshme”.

Ndërkohë që prokurori vazhdonte të shfaqte fotografinë, duke e mbajtur lart me duar, vajzat Dalma dhe Xhanina shpërthyen në lot, më pas të qetësuara nga motra e tyre Jana. Skena dramatike, që u bë “virale” dhe u shpërndanë në të katër anët e botës, u transmetuan drejtpërdrejt nga Gjykata e Lartë e Provincës së Buenos Aires.

Procesi ka në stolin e të akuzuarve, me akuzën për vrasje të thjeshtë me dashje të mundshme, gjithë stafin mjekësor që kishte nën kujdes kampionin argjentinas gjatë ditëve të tij të fundit të jetës. Janë tetë persona, përfshirë mjekë dhe infermierë, ndër të cilët neurokirurgu Leopoldo Luke. Për të shtuar klimën e tensionit, edhe ish-gruaja e Maradonës, Veronika Ojeda, u shfaq para njërit prej të akuzuarve, psikiatres Agustina Kosashov, duke shpërthyer në lot dhe duke i drejtuar një sërë ofendimesh.

Nis gjyqi për vdekjen e Maradonës, prokurori publikon foton e

Pak orë para procesit, vajza Dalma kishte kërkuar drejtësi në një intervistë televizive, ku ribotoi hipotezën e një komploti të një grupi pushteti që donte vdekjen e babait të saj. “Dëshirojmë që këta njerëz të thonë kush i ka punësuar, kush ka paguar pagat e tyre, kush ka menaxhuar shtëpinë”, – tha ajo.

Në fjalimin e tij hyrës, prokurori tha se “pas një viti hetimesh, është ndërtuar një akuzë solide dhe pa pasaktësi, e bazuar në prova”.

Sipas Ferrarit, ka prova të forta që të akuzuarit janë përgjegjës për shkaktimin e vdekjes së Maradonës gjatë trajtimit të tij në shtëpi, që ka zgjatur nga 11 deri më 25 nëntor 2020, në atë që quhet “shtëpia e tmerrit”. Prokurori përfundoi fjalimin e tij duke thënë se “familja dhe populli argjentinas meritojnë drejtësi”.

Maradona vdiq më 25 nëntor 2020 në moshën 60-vjeçare për shkak të një krize kardiopulmonare që ndodhi në shtëpinë e tij në Tigre, në periferi të Buenos Aires, ku “El Pibe de Oro” po shërohej pas operacionit për një hematomë në kokë.

diego armando maradona legjenda argjentinas

Lini një Përgjigje