TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2025, 16:27

Talenti shqiptar i mbyll derën Kosovës, 22-vjeçari pranon ftesën e kombëtares së Suedisë

Shkruar nga Pamfleti

Talenti shqiptar i mbyll derën Kosovës, 22-vjeçari pranon

Besfort Zeneli ka pranuar ftesën nga ekipi i parë i Suedisë, që do të luajë dy miqësore gjatë marsit. 22-vjeçari kishte paralajmëruar më parë se do largohej nga Kosova, ndërsa kishte pakënaqësi për trajtimin ndaj vëllait të tij, Arbër Zenelit.

Mesfushori shqiptar ka lindur në Suedi dhe po ashtu vetëm aty ka luajtur. Paraqitjet e mira tek Elfsborg kanë bërë që Suedia t’i japë një vend në kombëtare.

Kujtojmë se Besfort Zeneli ka luajtur më parë vetëm për ekipin U-21 të Kosovës. 22-vjeçari ishte titullar në vitin 2023 ku mori minuta në 6 ndeshje.

Talenti shqiptar i mbyll derën Kosovës, 22-vjeçari pranon

besfort zeneli talenti kosovar kombëtarja e suedisë

Lini një Përgjigje