
Mirel Josa nuk është më trajner i Vëllaznimit. Lajmi është dhënë nga klubi gjakovar, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“KF Vëllaznimi dhe kryetrajneri Mirel Josa, sot kanë arritur marrëveshje të dy anshme për shkëputjen e bashkëpunimit.
KF Vëllaznimi e falenderon kryetrajnerin Josa për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme dhe i uron sukses në të ardhmen. Mbi të gjitha është Vëllaznimi”- shkruan klubi.
Rezultatet negative kanë bërë që eksperienca në Ligën e Parë të Kosovës, të mos zgjasë shumë. Konkretisht Josa qendroi vetëm dy muaj.
Vëllaznimi mbetet në vendin e pestë dhe vazhdon të synojë ngjitjen në elitë. Kreu mbetet 6 pikë larg.
Kujtojmë se sezonin e nisi me Besën e Kavajës. Nga atje u largua në dhjetor, ndërsa ishte trajneri Çela që e pasoi në pankinë.
Trajner i ri i skuadrës nga Gjakova pritet të jetë Xhengiz Rexhepi. Ai së fundmi ishte shkarkuar nga Trepça ‘89.
Lini një Përgjigje