
Borusia e Dortmundit ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Champions League duke mposhtur Lilën në Francë me përmbysje me shifrat 2-1. Ishin francezët që kaluan në avantazh me Devid që në pjesën e parë.
Në të dytën, verdhezinjtë barazuan shifrat me Emre Çan nga pika e bardhë e 11-metërshit, ndërsa goli i përmbysjes u shënua nga Maks Beier. Gjithashtu dhe Lilë ishte mjaft kërkuese në pjesën e dytë, por pa fat.
Është Borusia e Dortmundit ekipi i radhës që shkon në çerekfinale të Champions League, ku do të përballet me Barcelonën. Rikujtojmë se ekipi gjerman dhe katalanasit janë përballur për herë të fundit në dhjetor të vitit të kaluar, ku fitonte ekipi i Hansi Flik me shifrat 3-2.
Lini një Përgjigje