TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2025, 21:04

Babai i Dakut komenton sjelljen e djalit të tij pas përjashtimit me të kuq: Nëse Mirlindi nuk do të ndëshkohej, do të shënonte tripletë

Shkruar nga Pamfleti

Babai i Dakut komenton sjelljen e djalit të tij pas përjashtimit me

Fehmi Daku, babai i sulmuesit Mirlind Daku, ka komentuar sjelljen e djalit të tij pas përjashtimit me karton të kuq në ndeshjen ndaj Spartakut.

Sulmuesi shqiptar shënoi në minutat e 7 dhe të 28, ndërsa në minutën e 75 mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga fusha. Vendimi i arbitrit zemëroi futbollistin 27-vjeçar dhe bashkëlojtarët e tij u detyruan ta largonin me forcë nga fusha. Teksa hynte në zonën nën tribuna, Daku rrëzoi një kamerë që qendronte aty pranë në fushë.

Nuk jam aspak i mërzitur nga sjellja e djalit tim. Ai e konsideroi përjashtimin të padrejtë dhe futbolli ka të bëjë gjithmonë me emocione. Po të mos ishte kartoni i kuq, Mirlindi mund të kishte shënuar edhe një tripletë! Dy gola ndaj Spartakut dhe një fitore është një përgjigje e mirë ndaj tyre, gjithçka ishte brenda kufijve të sportit. Sa i përket kartonit të kuq, të gjithë lojtarët duhet të mësojnë nga gabimet e tyre. Djali u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes”, tha babai i sulmuesit për “Sport24”.

fehmi daku babai i mirlind dakut

Lini një Përgjigje