TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2025, 22:06

Episod i pazakontë në supersfidën e Champions League, Simeone dëmton Ançelotin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Episod i pazakontë në supersfidën e Champions League, Simeone

Minutat e para të derbit mes Atletikos së Madridit dhe Realit të Madridit dhuruan një episod paksa të veçantë.

Xhuliano Simeone mendoi të përfitonte nga një pasim i gabuar i futbollistëve të Realit dhe të niste një aksion, ndaj bëri një rrëshqitje pranë vijës anësore, pa prekur topin.

Në vend të topit, djali i trajnerit Diego Simeone, goditi pa dashje Karlo Ançelotin, i cili ishte në këmbë para pankinës duke udhëzuar lojtarët e tij.

Trajneri mori një goditje në këmbë dhe u përkul nga dhimbjet, ndërsa Simeone i kërkoi menjëherë ndjesë atij për këtë ndërhyrje që për fat kaloi pa telashe për trajnerin italian.

atletiko madrid real madrid champions league

Lini një Përgjigje