TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Mars 2025, 15:46

Tjetër prurje për kombëtaren, talenti i Romës lë Irlandën dhe i bashkohet Shqipërisë U-21

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër prurje për kombëtaren, talenti i Romës lë

Shqipëria U-21 do të luajë dy miqësore gjatë muajit mars. E para do të jetë kundër Greqisë U-21, më 21 mars në “Serres Municipal Stadium” dhe e dyta kundër Luksemburgut U-21, më 25 mars në “Stade Georges Wohlfart”.

Trajneri Alban Bushi do të ketë në dispozicion për këto dy ndeshje edhe Kevin Zefin. 20-vjeçari ka vendosur të largohet nga ekipi U-21 i Irlandës, për kuqezinjtë.

Zefi është pjesë e Romës U-20, ndërsa më parë ka luajtur edhe për moshat e Interit. I dalë nga Shamrok Rovers në Irlandë, Zefi duket se ka bërë zgjedhjen përfundimtare përsa i përket ekipit kombëtar.

kevin zefi kombëtarja u-21 alban bushi

Lini një Përgjigje