
Rei Manaj u dëmtua pak ditë më parë dhe u dërgua me ambulancë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Sulmuesi tashmë është mirë dhe në lidhje me gjendjen e tij dhe se kur do të luajë ka folur trajneri i Sivasporit, Riza Çalimbai.
Timonieri i skuadrës turke ka qetësuar të gjithë tifozët, madje më shumë ata shqiptarë. Çalimbai bëri të ditur se lushnjari do të luajë në fundjavë në sfidën që Sivaspori do të përballet me Hatajaspor.
“Dua t’ju informoj se Rei Manaj është shumë mirë dhe do të luajë në ndeshjen e radhës kundër Hatajasporit këtë fundjavë”, ka deklaruar trajneri i Sivasporit, me sulmuesin që ka nisur edhe stërvitjen.
Lini një Përgjigje