
Reali i Madridit eliminoi Atletikon e Madridit nga Champions League pas një serie penalltish, e cila u ndikua ndjeshëm nga një vendim i diskutueshëm: goli i Julian Alvarez nuk u konsiderua i vlefshëm, pasi u gjykua se ai kishte prekur topin me të dyja këmbët gjatë goditjes.
Ky vendim shkaktoi polemika të mëdha, dhe të premten në mesditë UEFA publikoi një deklaratë zyrtare mbi rastin:
Komunikata e UEFA-s:
"Atlétiko e Madridit kontaktoi UEFA-n për të sqaruar incidentin që çoi në anulimin e penalltisë së goditur nga Julian Alvarez në fund të ndeshjes së djeshme të UEFA Champions League kundër Realit të Madridit.
Edhe pse ishte një prekje minimale, lojtari e kontaktoi topin me këmbën mbështetëse para se të godiste, siç tregohet në videon bashkangjitur.
Sipas rregullave aktuale të lojës (Rregulli 14.1), VAR-i kishte detyrimin të njoftonte gjyqtarin për të anuluar golin.
UEFA do të diskutojë me FIFA-n dhe IFAB-in për të shqyrtuar nëse ky rregull duhet të rishikohet në rastet kur një prekje e dyfishtë është qartësisht e pavullnetshme."
Çfarë ndodhi?
Goditja e Julian Alvarez ishte e dyta për Atletikon e Madridit në serinë e penalltive dhe, nëse do të ishte dhënë si e vlefshme, do të barazonte rezultatin në 2-2.
Megjithatë, pas ndërhyrjes së VAR-it dhe vendimit të arbitrit Shimon Marshiniak, goli u anulua, duke lënë rezultatin në 2-1 në favor të Realit të Madridit.
Më pas, Xhud Belingam realizoi penalltinë për ‘Los Blancos’, duke siguruar një avantazh që në fund vulosi eliminimin e Atletikos së Madridit.
Vendimi ka ndezur polemika të mëdha, me shumë tifozë dhe analistë që e konsiderojnë një "vjedhje", ndërsa të tjerë mbrojnë aplikimin e rregullave nga gjyqtarët.
???? ÚLTIMA HORA | Comunicado de la @UEFA sobre la decisión del VAR en el penalti de Julián Álvarez
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) March 13, 2025
‼️ "Aunque fue mínimo, el jugador hizo contacto con el balón con el pie de apoyo antes de patearlo"
???? @UEFA
???? #PartidazoCOPE pic.twitter.com/lYIuNYN7QL
Lini një Përgjigje