
Irlanda A ka publikuar listën për ndeshjet e marsit dhe aty shihet edhe emri i Roko Vatës. Kështu djali i Rudi Vatës ka shuar të gjitha mundësitë për të veshur fanelën kuqezi në të ardhmen.
Roko ka refuzuar ftesën e Shqipërisë U-21 dhe ka pranuar që të jetë përfundimisht i Irlandës. Trajneri i këtyre të fundit, Hallgrimson, është pyetur nga gazetarët nëse ftesa për Rokon ka qenë vetëm për t’ia djegur Shqipërisë pasi kuqezinjtë po interesoheshin për të, por Hallgrimson nuk e pranoi.
“Nuk e morëm Roko Vatën se po interesohej Shqipëria për të. E morëm për shkak të kualiteteve që ai ka. Siç e dini, kemi shumë dëmtime në pozicionin ku luan Roko.
Për këtë arsye ka ardhur tek ekipi A, duhet ta shohim, ai ka aftësinë për të vendosur historinë e një ndeshjeje, siç ka ndodhur tek Uotfordi. Duam ta shohim në stërvitje se çfarë do të na afrojë në tavolinë me potencialin e tij, por sigurisht, ka shumë talent”, tha Hallgrimson.
Lini një Përgjigje