
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo publikoi sot listën me 26 lojtarët e ftuar në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026 kundër ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Ai ka dalë në konferencën e zakonshme përpara mediave ku do t'iu përgjigjet të gjitha pyetjeve të gazetarëve në lidhje me përzgjedhjen e tij, si lënien jashtë të disa futbollistëve, por edhe për synimet e këtij kapitulli të ri për Kombëtaren.
“Do mundohem të flas, Do ta nis me 4 lojtarët që nuk janë në listë dhe të dëmtuar. Mitaj ka problem në puplaxhi dhe ëstë vendosur të operohet, Bare ka dëmtim në pulpë dhe nuk është i disponueshem për momentin, ka pasur komunikim mes doktorit tonë dhe Saragozës. Me Hysajn kam komunikuar vetë dhe mund të jetë i gatshëm për tu rikthyer pas pauzës së Kombëtares për tu trajnuar me ekipin e tij. Daku ka të njëjtin problem, do të ketë mundësi të trajtohet”, tha Silvinjo.
Lini një Përgjigje