
Një konflikt i çastit në Vlorë ka përfunduar me plagosjen e lehtë në dorë futbollistit nigerian Sodiq Atanda në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 18:00, në zonën e njohur si “Kali i Trojës”, ku 31 vjeçari, është plagosur me thikë në dorë.
Pas marrjes së mjekimit në spital, i dëmtuari është paraqitur në komisariat për të denoncuar ngjarjen. Falë veprimeve të shpejta të Policisë së Vlorës, është identifikuar autori i dyshuar, D. B., 21 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Paraprakisht, ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Lidhur më këtë rast ka reaguar dhe skuadra e Flamurtarit, të cilët sqarojnë se i plagosuri lehtë është futbollisti nigerian i kësaj skuadre dhe se ai paraqitet në gjednje të mirë pa asnjë dëmtim.
Reagimi i plotë i Flamurtarit:
Lidhur me lajmin e publikuar në media mbi sulmin kunder futbollistit tonë Sodiq Atanda , kërkojmë të saktësojmë se futbollisti nuk ka asnjë dëmtim.
Fatmirëshisht është një ngjarje e mbyllur pa asnjë demtim fizik dhe futbollisti gëzon shëndet të plotë. Agresori është një person me probleme të shendetit mendor.
Lini një Përgjigje