TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Mars 2025, 19:43

E rëndë në Vlorë, sulmohet me thikë lojtari i Flamurtarit!

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Vlorë, sulmohet me thikë lojtari i

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë ku një 31-vjeçar është plagosur me thikë nga persona të pa identifikuar ende.

Mësohet se 31-vjeçari është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës me plagë të marra nga një mjet prerës. Nga raportimet e para, 31 vjeçari është identifikuar si Sodiq Atanda me shtetësi Nigeriane.

Atanda rezulton të jetë lojtar i ekipit të futbollit të Flamurtari. Ai luan në rolin e mbrojtësit për skuadrën bregdetare dhe më parë ka qenë lojtar i Erzenit. Sipas informacioneve të para mësohet se futbollistin e kanë sulmuar në rrugë për ta grabitur.

 

Lini një Përgjigje