TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Mars 2025, 19:35

“Ta sqaroj nga afër se...”, biseda e fundit mes Astmer Bilalit dhe Ibrahim Licit, si nisi konflikti

Shkruar nga Pamfleti

“Ta sqaroj nga afër se...”, biseda e fundit mes Astmer Bilalit

Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit. Sipas dosjes hetimore, dhe siç SPAK ka bërë me dije publikisht me anë të një njoftimi zyrtar, Lici është ekzekutuar pas vrasjes së ish-policit Boran Bërçana.

Kjo për shkak se fisi Bajri kishte dyshime se miku i tyre, Boran Bërçana, i cili ka qenë punonjës policie deri disa muaj para ngjarjes, ishte ekzekutuar në makinë nga Ibrahim Lici. Por duket se nisja e këtyre vrasjeve ishte thjesht “shkarkesa” e atyre që po luhej prej kohësh “nën rrogoz”.

Sipas SPAK, Behar Brajoviq dhe Safet Rustemi (Bajri) kanë qenë në Tiranë më datë 9 gusht 2018, pra një ditë para ngjarjes. Bashkë me ta kanë qenë edhe Gjin Boriçi (i vrarë me urdhër të Behar Bajrit), Denis Brajoviq, Arjan Zogaj e Eria Ago.

Në orët e para të mëngjesit, ditën kur u vra Fatbardh Lici, Astmer Bilali ka pasur një komunikim në telefon me Ibrahim Licin. Sipas detaje nga dosja hetimore e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Astmer Bilali e ka marrë dhe e ka pyetur për ato që Lici kishte thënë për të, duke e akuzuar si grabitësin e "rikave" të Arjan Zogajt, shkruan Zeri.ai.

Tonet janë të larta dhe duket se mes të dyve ka pakënaqësi. Bilali kërkon të dijë se çfarë konkretisht i ka thënë Behar Bajrit për të, ndërsa Lici i thotë që nuk i flet në telefon, por duhet që të takohen ballë për ballë për të diskutuar konfliktet dhe hatërmbetjet. 

Biseda

Ibrahimi: Alo!

Astmeri: Hë mo Ibrahim.

Ibrahimi: Hë mor, po ti.

Astmeri: Ça bone? Si kalove?

Ibrahimi: Mir! Çar bën ti, po rrimë.

Astmer: Hë mo, a mnin (dhe vazhdon të shtyp butonin e telefonit për të ngritur volumin).

Ibrahimi: Tu ni jam.

Astmeri: Ça niva punë rikash, diça a ja fusin kot, ça është puna?

Ibrahimi: Kushja fut kot?

Astmeri: Aaa.

Ibrahimi: Cili, cili?

Astmeri: A nin mo?

Ibrahimi: Tu nigju jam mor Astmer.

Astmeri: Më duket se nuk ke valë.

Ibrahimi: Cili? Ja fut kot.

Astmeri: Si?

Ibrahimi: Cili ja fut kot (ngrihet toni i zërit).

Astmeri: Pune rikash, di ça me thanë, punë rikash.

Ibrahimi: Kush të tha cili ja fut kot e po te them vetë

Astmeri: Nji kshu më thanë, diça niva.

Ibrahimi: Më thuaj kush të tha e po të them.

Astmeri: Po Behari më tha mо.

Ibrahimi: Beharit po i kam fol vetë punën e rikave.

Astmeri: Aaa, çfarë është ky muhabet. Ai the ti gjë a çfarë?

Ibrahimi: Po, unë i kam thënё

Astmeri: Aaa. E çfarë ishte kjo?

Ibrahimi: Si çfarë ishte?

Astmeri: Kjo puna e rikave.

Ibrahimi: Puna e rikave, ke marrë do rika në një vend, ke fillu nji kshu me rika dhe pastaj nga rikat ke fillu më gjatë, një shut, nja kët kam thënë.

Astmeri: Po mirë, po çfarë janë kto muhabete.

Ibrahimi: Po kot për qef.

Astmeri: Për qef......çfarë don me thënë me këtë muhabet.

Ibrahimi: Çfarë ke qef me të thënë unë ty?

Astmeri: Me thënë atë çfarë ke thënë ti, s'po du gjë më tepër.

Ibrahimi: Tana, tana me kallzo çfare ke thënë ti.

Astmeri: Çfarë kam thënë unë...?

Ibrahimi: Kam thënë pak kam thënë gjane që si me thanë... me kallzu se kush je ti,jo për më tepër.

Astmeri: Po mirë, arsyet pse?

Ibrahimi: Arsyet i ke thënë ti. Ta po t'i them. Hajde takohemi e t'i them arsyet e pa arsyet.

Astmeri: Arsyet.

Ibrahimi: Jo i kshu në telefon.

Astmeri: Po mirë në rregull.

Ibrahimi: Po.

Astmeri: Po mo mirë mo hajde se flasim.

Këtu biseda shkëputet nga ana e Ibrahim Licit. Astmer Bilali tenton që ta telefonojë disa herë por Lici nuk ia hap. Kur e hap celularin tonet ngrihen edhe më shumë, madje marrin edhe tipare kërcënuese. Njëri flet për 'shitje', ndërsa tjetri kërkon që të sqarohen ballë për ballë. Dhe ia mbyll sërish telefonin.

Ibrahimi: O Astmer!

Astmeri: Po hape atë telefon. Na kena qenë shokë e kena fol me njëri - tjetrin, s'ka lezet.

Ibrahimi: O Astmer tapo folim nga afër.

Astmeri: Po mo Ibrahim, po.

Ibrahimi: Mos merr në telefon në orën 1 të natës.

Astmeri: Po të marr mo Ibrahim se çfarë janë keto punë rikash.

Ibrahimi: O Astmer Bilali! Tapo sqaroj nga afër, se nuk kam qef me fol në tel me ty.

Astmeri: Me fol në tel me mua se kena pas qenë, si s'po flet në tel punë rikash, çfarë janë kto gjëra?

Ibrahimi: O Astmer! Lëre telefonin o Astmer! Tapo rrimë nga afër e tapo sqaroj të tana.

Astmeri: Po rrimë, po s'ke se rri me mua Ibrahim me këto gjëra.

Ibrahimi: Po ti nuk ke ça rrin, se nuk vjen dot te unë.

Astmeri: Si?

Ibrahimi: Unë me qef duhet me tërheq me trajl e me zinxhirë me ardh te unë, nuk ke ardh.

Astmeri: Nuk kam ardh te ti, s'kam ardh për punë të tjera. S'kam pas gjë me ty.

Ibrahimi: Unë e di pse nuk vje ti.

Astmeri: Nuk di gjë ti.

Ibrahimi: T'a sqarova atë ditë.

Astmeri: Nuk di gjë mo ti o shok.

Ibrahimí: O Astmer Bilali!

Astmeri: Nuk e di pse nuk vi te ti.

Ibrahimi: O Astmer Bilali, a të them një gjë...... je i vogël o Astmer.

Astmeri: Unë i vogël?

Ibrahimi: Kena hëngër buke bashke

Astmeri: Kena hëngër bukë. Vetëm ti s'duhet me fol jam i vogël, vetem ti s'duhet me fol se ne e njohim shumë njëri - tjetrin, kush jam unë e kush je ti.

Ibrahimi: Kush jam unë?

Astmeri: Po pra, punë rikash ty nuk të shkon.

Ibrahimi: Kush jam unë mo Astmer?

Astmeri: Vetëm ti nuk bën me fol.

Ibrahimi: Ti të kesh nder me kë ke ndejt mo Astmer e kë ke pas shok.

Astmeri: Ti do të kesh pas ner kë ke pas shok në radhë të parë.

Ibrahimi: Dhe të vij turp kë ke shit mo Astmer.

Astmeri: Kë kam shit mo, ça po thua?

Ibrahimi: E të vi turp për kush je bërë

Astmeri: Çfarë je duke fol mo?

Ibrahimi: E në çfarë je shndërru, e kush je bo. Je shumë i vogël.

Astmeri: Çfarë kam bë? Kë kam shit unë mo?

Ibrahimi: Hajt se flasim.

Astmeri: Po s'jam shoku jot unë.

Pas kësaj bisede, Ibrahim Lici telefonohet sërish nga Bilali, por nuk e hap telefonin. Po atë ditë, në orën 7 të mëngjesit, në kafen e lagjes ekzekutohet xhaxhai i tij, Fatbardh Bilali. 

Lini një Përgjigje