
Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Thumanë.
Ngjarja sapo ka ndodhur në autostradën Thumanë- Kashar, ndërsa mësohet se një automjet ka goditur për vdekje këmbësorin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Viktima ka tentuar të kalojë nga njëri krah në tjetrin, ndërsa është përplasur nga mjeti me drejtues një 21-vjeçar. Ende nuk dihet identiteti i viktimës ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
"Më datë 14.03.2025, rreth orës 19:00, në autostradën Thumanë-Laç, automjeti me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar(këmbësor) i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metëjshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje