TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Mars 2025, 12:56

U kap duke shitur kokainë, dënohet me rreth 2 vite burg shqiptari në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U kap duke shitur kokainë, dënohet me rreth 2 vite burg shqiptari

Një 35-vjeçar shqiptar u ndalua për kontroll në qendrën historike të Bastia Umbrës, i arrestuar nga karabinierët e stacionit lokal.

I dyshuari po ecte me një mënyrë të dyshimtë, një qëndrim që e vuri karabinierët në gatishmëri. Kontrolli fizik rezultoi i suksesshëm, pasi zbuloi 7 doza kokainë gati për t'u shitur.

Krahas drogës, afërsisht pesë gramë, karabinierët gjetën një shumë prej 500 eurosh, e konsideruar si të ardhura të veprimtarisë së paligjshme, informon media italiane.

Pas procedurave rituale, shqiptari u arrestua dhe u mbyll në qelitë e sigurisë të kazermës Santa Maria degli Angeli. Gjyqtari i Gjykatës së Perugias, pasi vërtetoi arrestin, e dënoi me një vit e tetë muaj burgimme gjykim të përshpejtuar.

 

Lini një Përgjigje