Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol gjatë natës në lokalin ‘Amigo’ në Lezhë. Siç raportohet lokali është në pronësi të 47-vjeçarit, Ilir Markvukaj. Prej vitesh Markvukaj operon me disa biznese në Lezhë, si palestër, bar-kafe dhe së fundmi një fermë me kafshë.
Gjithashtu bëhet e ditur se kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një person i veshur me kapuç afrohet dhe vendos lëndën plasëse, më pas largohet. Nga kamerat dallohet të ketë qenë në këmbë autori, por ende nuk është e qartë nëse ka mbërritur më parapara me makinë në vendin e ngjarjes pasi në lagje është bllok pallatesh ku ka dhe biznese dhe lëvizin shumë automjete.
Në dëshminë e tij paraprake në polici, pronari i biznesit Ilir Markvukaj ka deklaruar se nuk ka konflikte.
Grupi hetimor po mbledh çdo provë dhe dëshmi me qëllim zbardhjen e ngjarjes, ndërsa pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek veprimtaria e 47-vjeçarit Ilir Markvukaj.
Policia po kalon në si të çdo problematike që ai mund të ketë patur në të shkuarën dhe gjatë kohëve të fundit, ndërsa ende nuk është përcaktuar sasia dhe lloji i lëndës plasëse, shpërthimi i së cilës shkaktoi frikë dhe panik tek banorët e zonës.
Në 2017 Markvukaj ka qenë i arrestuar për organizimin e trafikut të 25 kg kanabis drejt Kosovës.
Lini një Përgjigje