
Objektiv i sulmit me lëndë plasëse ishte lokali ‘Amigo’ në lagjen Besëlidhja
Një shpërthim me tritol ka tronditur Lezhën gjatë natës.
Objektiv i sulmit me lëndë plasëse ishte lokali ‘Amigo’ në lagjen Besëlidhja, në bllokun e banimit pranë lumit Drin.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Burime për mediat bëjnë me dije se lokali është në pronësi të Ilir Marvukaj, i arrestuar në 2017 për drogë. 47-vjeçari u arrestua në 2017 për organizimin e trafikut të 25 kg kanabis drejt Kosovës.
Ilir Markvuakj subjekt i OFL-së (Operacioni Forca e Ligjit). Prej vitesh Markvukaj operon me disa biznese në Lezhë, si palestër, bar-kafe dhe së fundmi një fermë me kafshë.
Policia po kryen të gjithë veprimet për zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e autorëve të vendosjes së lëndes plasëse.
"Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit I. M., 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje