
Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Brajoviq kanë apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që në 24 shkurt caktoi për ta masën arrest me burg.
Ata akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në 10 gusht 2018 në Shkodër. Ndaj tyre rëndojnë akuzat vrasje me paramendim, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, grupi i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.
Nga hetimet, sipas SPAK, janë mbledhur prova se Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer më 10 gusht 2018 në qytetin e Shkodrës vrasjen me armë zjarri të Fatbardh Licit, i afërm i shtetasit Ibrahim Licit.
Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që Behar Bajri i bën Ibrahim Licit për vrasjen e të njohurit të tij.
"Tiranë, më datë 13.03.2025/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 20 akti, datë 13.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve Safet Bajri, Astmer Bilali, Behar Bajri, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 12, datë 17.02.2025 dhe vendimit nr. 22, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Tereza Merkaj", njofton GJKKO.
Lini një Përgjigje