TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Mars 2025, 12:27

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar nga policia në Tiranë.

Sipas uniformave blu, në pranga ra Korab Halilaj. 44-vjeçari pritet të ekstradohet në Australi.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontinenti”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I akuzuar në Australi, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë, 44-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit me homologët australianë, nëpërmjet Interpol Tiranës, dhe punës operacionale të mirorganizuar, Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunimin me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, gjatë operacionit “Kontinenti”, lokalizoi dhe arrestoi shtetasin K. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Ai ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e New South Wales, Australi, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shkelje të ligjit mbi narkotikët. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 44-vjeçarit", njofton policia.

Lini një Përgjigje