TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Mars 2025, 08:12

Qëllohet me armë drejt policisë në Kurbin, plagoset efektivi

Shkruar nga Pamfleti

Qëllohet me armë drejt policisë në Kurbin, plagoset efektivi

Blutë kanë hasur në rezistencë gjate kontrolleve për armëmbajtje pa leje.

Një operacion i Policisë Vendore të Lezhës në zonën e Kurbinit është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri, pasi blutë kanë hasur në rezistencë gjate kontrolleve për armëmbajtje pa leje.

Sipas burimeve një person që dyshohet të jetë efektiv policie ka mbetur i lënduar, ndërsa dy persona janë vënë në pranga.

Mësohet se efektivi i plagosur po merr mjekim në spitalin e Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, një konflikt i çastit ka degraduar në përdorimin e armëve.

Incidenti është regjistruar gjatë natës, ndërsa policia ende nuk ka një njoftim zyrtar ne lidhje me rastin.

Lini një Përgjigje