TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Mars 2025, 17:31

Zbardhen detaje nga krimi në Greqi: Shqiptari qëlloi 2 herë me thikë gruan, fëmijët ishin në shkollë

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga krimi në Greqi: Shqiptari qëlloi 2 herë me

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi Selanikun, ku një 53-vjeçar shqiptar vrau bashkëshorten e tij, gjithashtu shqiptare dhe më pas u hodh nga ballkoni.

Sipas mediave greke, krimi ndodhi mesditën e sotme ndërsa 53-vjeçari sulmoi me thikë gruan e tij 44-vjeçare duke i shkaktuar plagë të shumta. 44-vjeçarja humbi jetën në vendngjarje, për shkak të plagëve të rënda.

Pas aktit të dhunës, 53-vjeçari është hedhur nga ballkoni i banesës. Ai është plagosur rëndë dhe është dërguar në gjendje kritike në spitalin “Papanikolaou” ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Mediat greke raportojnë se 53-vjeçari goditi me thikë në bark dhe në qafë gruan e tij teksa ajo ndodhej në ballkon, ndërsa vdiq nga gjakderdhja.

Bëhet me dije se në momentin e vrasjes dy fëmijët e familjes, të moshës 16 dhe 21 vjeç, ndodheshin larg banesës, ndërsa i mituri ishte në shkollë.

Sipas vëllait të 44-vjeçarit, i cili sapo u informua dhe shkoi në banesën ku ndodhi vrasja, çifti nuk kishte debate mes tyre.

Njëkohësisht, fqinjët e familjes raportojnë se nuk kishin dëgjuar asnjë zënkë në të kaluarën dhe as sot kur ka ndodhur krimi. Një fqinj i familjes tha se "ata ishin njerëz të qetë" dhe "nuk kam dëgjuar asnjë zë".

“Jemi në banesën ngjitur dhe nuk kemi dëgjuar as zhurmë, as zhurmë, asgjë. Ata shkonin në punë, ishin një familje dhe kishin fëmijë. I pamë në ballkon. U largova në mëngjes dhe nuk dëgjova asgjë”, tha ai.

 

 

Lini një Përgjigje