TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Mars 2025, 13:00

Vrasja e biznesmenit Behar Sofia, GJKKO dënon me 35 vite burg ‘Bajlozin’ Jemin Shera

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e biznesmenit Behar Sofia, GJKKO dënon me 35 vite burg

 Shera e ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe për ta realizuar vrasjen, ka krijuar grupin kriminal.

GJKKO ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 35 vite burg, Jemin Sherën, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, ngjarje e ndodhur në shkurt 2021.

Dënimi është dhënë në mungesë, pasi Jemin Shera rezulton ende në kërkim si organizatori i vrasjes së Behar Sofisë, biznesmen i njohur si ‘padron droge’. 

Jemin Shera, i njohur ndryshe edhe si “Bajlozi” në qarqet e krimit në vend u dënua për veprat panele Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “grup i strukturuar kriminal”. 

Pavarësisht dënimit të organizatorit, SPAK ende nuk ka zbuluar personat nga të cilat Shera ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë, biznesmenin e njohur si ‘padron droge’.

SPAK njofton se nga hetimet, ka rezultuar se Shera e ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe për ta realizuar vrasjen, ka krijuar grupin kriminal.

Pjesëtarët e grupit e kanë vëzhguar shënjestrën e tyre për gjashtë muaj më radhë deri në momentin kur e ekzekutuan mëngjesin e 25 Shkurtit të vitit 2021, në afërsi të Piramidës në Tiranë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Etleva Deda, e deklaroi të pafajshëm Jemin Sherën për akuzën e armëmbajtjes pa leje pasi nuk provohet që e ka kryer ai vrasjen. Sipas vendimit të Gjykatës, dënimin Jemin Shera do ta vuajë në burgun 313.

127 vite burg ka dhënë Gjykata e Posaçme për 5 të dyshuarit për organizimin dhe vrasjen e Behar Sofisë. Xhuliano Visha, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leza janë dënuar me nga 30 vite burg për ngjarjen, ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë që është edhe ekzekutori i Sofisë, Ernejt Shyti është dënuar me 7 vite heqje lirie. Ai u arrestua në Malin e Zi teksa ishte duke punuar.

Policia dyshon se shkak i kësaj vrasje janë bërë prishjet e pazareve të drogës.

Njoftimi i GJKKO:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale ndaj të pandehurit Jemin Shera, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendimin”, e kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Etleva Deda, me vendimin Nr. 24, datë 12.03.2025 vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jemin Ali Shera, për kryerjen e veprës
penale “Vrasja me paramendim”, e kryer për interes, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës B.S, parashikuar nga nenet 78, pg 2 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vite burgim.

3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jemin Ali Shera, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i ameve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jemin Ali Shera, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 I Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Jemin Ali Shera dënohet me një dënim të vetëm prej 35 (tridhjetë e pesë) vite burgim.
5. Llogaritja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Jemin Ali Shera do të vuhet në një burg të sigurisë Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
6. Në bazë të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruara prove materiale, te bashkohen me fashikullin e gjykimit.
7. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit përkatës, si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës, I ngarkohen të pandehurit të deklaruar fajtor me këtë vendim.
8. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Lini një Përgjigje