TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Mars 2025, 17:21

Vijojnë bëmat në kryeqytet/ 4 adoleshente konfliktohen në mes të rrugës me një 37-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

Vijojnë bëmat në kryeqytet/ 4 adoleshente konfliktohen në

Brezi i ri që po rritet duhet të na alarmojë të gjithëve. Një fëmijë u vra me thikë pranë shkollës muaj më parë. Dje pamë një sherr masiv te “Sami Frashëri”, ku gjimnazistët dhunonin njëri-tjetrin.

Sot policia bën me dije se 4 adoleshente kanë dhunuar një 37-vjeçare. Policia ka nisur hetimet, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset J. D., 18 vjeçe, J. Sh., 19 vjeçe, H. K., 19 vjeçe dhe A. K., 18 vjeçe, pasi në Rrugën e Kavajës janë konfliktuar për motive të dobëta me një shtetase 37-vjeçare”, tha policia.

Lini një Përgjigje