
Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur me dhjetëra doza kanabisi gati për shitje.
Sipas policisë, në pranga ka rënë Nikolin Maka, banues në fshatin Këmishtaj në Fier.
Nga kontrollet fizike dhe në banesë, të riut iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 50 doza me qëllim shitjen.
“Si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Prokuroria e Fierit, në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Fierit, kundër narkotikëve, është finalizuar operacioni “Pritja”. Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi N. M., 28 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje