
Sherret mes nxënësve të shkollave sa vijnë e shtohen ndërkohë që masat e marra nga autoritetet janë inekzistente, me qeverinë që mbylli “Tik-Tok”-un si fajtor.
Ditën e sotme një tjetër sherr masiv ka ndodhur mes disa nxënësve të gjimnazit "Sami Frashëri" në Tiranë. Pasi kanë mbaruar mësimin, rreth orës 13:30, një grup nxënësish janë konfliktuar me sende të forta rrethanore, përballë shkollës.
View this post on Instagram
Siç shihet dhe nga pamje, nxënësit zihen dhe godasin njëri-tjetrin me grushte dhe sinjalistikat e vendparkimeve.
Në një moment, njëri prej nxënësve përfundon para gomave të autobusit, por arrin të ngrihet shpejt dhe të largohet, ndërkohë që të tjerët vazhdojnë sulmin para makinave të ngecura në trafik. Ndërkohë që pas sherrit, mësohet se 6 nxënës janë shoqëruar në polici.
Lini një Përgjigje