
Ka nisur seanca paraprake në Gjykatën e Tiranës ndaj të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Cani.
Seanca nisi në orën 13:00 të së hënës, ndërsa kanë mbërritur dhe prindërit e Martin Canit. Gjyqi të mbahet nga një gjyqtare e seksionit për të miturit.
Mario Përlleshaj mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë, pasi u arrestua si autor i vrarjes seë 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës "Fan Noli".
Ngjarja e rëndë, ku mbeti viktimë e një goditje me thikë 14-vjeçari dhe u plagos shoku i tij Luis Meçe, ishte derivat i sherreve që kishin nisur mes të miturve në rrjetin social "TikTok".
Lini një Përgjigje