TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Mars 2025, 10:34

Sekuestrohen 223 mijë euro në Durrës, arrestohet i riu që tentoi t'i çonte drejt Italisë

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrohen 223 mijë euro në Durrës, arrestohet i riu që

Sekuestrohen 223 mijë euro në Portin e Durrësit, shumë e cila po dërgohej drejt Italisë!

Policia ka arrestuar 36-vjeçarin Mariglent Daiu pasi është kapur me 223 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit. I riu rezident në Itali, u kap teksa tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 223 mijë euro të padeklaruara përmes portit të Durrësit.

Gjatë operacionit u arrestua i riu pasi në çantën e shpinës iu gjetën 223.200 euro të padeklaruara. Ndërkohë shuma e parave dyshohet se buron nga veprimtari kriminale.

“Port, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Aseti”.

Sekuestrohen 223 200 euro të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale.

Arrestohet 36-vjeçari, rezident në Itali, që tentoi t’i nxirrte paratë nga Shqipëria, pa i deklaruar në pkk.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan operacionin “Aseti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar, M. D., 36 vjeç, rezident në Itali, sepse iu gjetën në çantën e shpinës, 223 200 euro që tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar në pkk.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, ku vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e këtyre parave”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje