TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Mars 2025, 19:48

Shqiptarët “kampionë” në burgjet angleze, në Shqipëri të ekstraduar vetëm 6; mes tyre dy baronë kokaine

Shkruar nga Pamfleti
Shqiptarët “kampionë” në burgjet angleze, në
Klodian Çopja

Nëse në Britaninë e Madhe do të kishte një kampionat për të burgosurit e huaj, atë do ta fitonin shqiptarët.

Kjo referuar një analize publikuar nga gazeta Sunday Telegraph nga ku për të disatën vit radhazi për numrin më të larë të burgosurve me nacionalitet të huaj renditen shqiptarët.

Në burgjet e Anglisë dhe Uellsit momentalisht vuajnë dënimin 1200 shtetas shqiptarë, duke i renditur të parët pas 911 polakëve, 729 rumunëve, 634 irlandezëve dhe 370 xhamaikianëve.

Kostoja e të burgosurve të huaj sipas Sunday Telegraph kap vlerën e 1.3 milion stërlina në ditë, ndërkohë çdo i burgosur ka kosto vjetore prej 55.000 stërlina.

Shqiptarët vuajnë dënime për vepra penale të lidhura me trafikun e  drogës. Prej totalit të 1200 shqiptarëve në burgjet e Anglisë dhe Uellsit, 439 prej tyre janë dënuar për trafik dhe shitje kokaine.

Midis tyre Ronaldo Zani, 26 vjeç, i cili u dëbua dy herë për krime droge, për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar për herë të tretë dhe kapur përsëri e burgosur muajin e kaluar.

Shifrat tregojnë se gjatë vitin 2024, për vepra penale të lidhur me lëndët narkotike janë dënuar 84 shqiptarë me një total dënimesh prej 407 vite burg. Deri në përfundim të vuajtjes së dënimit, ata do t’i kushtojnë taksapaguesve britanikë 21.164.000 milionë sterlina.

Prej tyre 19 kanë marrë dënime që variojnë nga 6 deri 33 vite burgim.

Ministria e Drejtësisë tha për “TCH” se prej marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike në 2023 për transferimin e të burgosurve janë sjellë për të vijuar dënimet në burgjet tona 6 të dënuar. Mes tyre Erald Mema i dënuar për trafik drogë me 25 vite burg si dhe Klodian Çopja i dënuar me 17 vite burg për trafik kokaine në vlerën e 60 milion stërlinave. Mësohet se Mema dhe Çopja janë duke vuajtur dënimin e mbetur në burgun e Drenovës në Korçë.

Shqiptarët “kampionë” në burgjet angleze, në

Lini një Përgjigje