Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kune të Shëngjinit.
Mësohet se dy motorë janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person. I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit të Lezhës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ky është aksidenti i dytë që ndodh brenda pak orëve në rrugët që përshkojnë Lezhën.
Lini një Përgjigje