
Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi shiste drogë në Berat.
Sipas policisë, i arrestuari është identifikuar si Mateos Lamaj.
Dy ditë më parë, në kuadër të të njëjtit operacion policia arrestoi 2 persona dhe procedoi në gjendje të lirë 4 të tjerë për shfrytëzim prostitucioni, prostitucioni dhe organizimi i lotarive të palejuara.
Bëhet me dije se gjatë kontrollit fizik në banesën e të riut, u sekuestruan lëndë narkotike cannabis në formë boçeje dhe të ndarë në doza, të cilën dyshohet se e shiste në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit, 1 aparat celular, shuma monetare të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e kundërligjshme të shitjes së lëndëve narkotike.

"Vijojnë veprimet hetimore në kuadër të operacionit të koduar “Multiple”, që u zhvillua ditën e premte, ku u arrestuan 2 shtetas dhe u proceduan 4 të tjerë, për shfrytëzim prostitucioni, prostitucioni dhe organizimi i lotarive të palejuara.
Si rezultat i hetimeve u identifikua dhe u vu në pranga dhe një 24-vjeçar, i cili shiste lëndë narkotike në qytetin e Beratit.
Sekuestrohen dhjetra doza kanabis, një sasi kanabisi në formë boçeje, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme nën drejtimin e Prokurorisë Berat, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Multiple”, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit M. L., 24 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i gjetën shtetasit M.L., lëndë narkotike cannabis në formë boçeje dhe të ndarë në doza, të cilën dyshohet se e shiste në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit, 1 aparat celular, shuma monetare të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e kundërligjshme të shitjes së lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje