
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku një fëmijë 2-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë. Mësohet se i mituri fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Fëmija u dërgua me urgjencë nga familjarët drejt Spitali të Traumës, por nuk mundi dot t'u mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje