TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Mars 2025, 16:55

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Valias, 5 persona të arrestuar; procedohen dhe dy gra

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Valias, 5 persona të

Një sherr mes dy familjeve në Valias ka degraduar në përplasje fizike. Uniformat blu sqarojnë se përplasja mes tyre ka qenë e dhunshme dhe janë përdorur sende të forta. Për pasojë janë vënë në pranga 5 persona.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç(babai me dy djemtë) G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç (babë e bir), pasi në Valias, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dyshohet me sende të forta”, informon policia.

Për të njëjtën ngjarje policia ka proceduar në gjendje të lirë dy zonja dhe një të ri.

Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V. K., 55 vjeçe, R. A., 24 vjeç dhe L. D., 53 vjeçe, të përfshirë në konflikt”, sqaron më tej policia.

Lini një Përgjigje